Gattuso me një mungesë të madhe kundër Barcelonës!

Kokëdhimbjet për Gennaro Gattuson duket se kanë filluar që tani për ndeshjen kundër Barcelonës që do ta zhvillojnë të mërkurën e ardhshme.

Kjo pasi që është zbuluar që Kalidou Koulibaly do të mungojë në Camp Nou për skuadrën napoletane.

Senegalezi nuk do të ngutet që të hyjë në fushë pasi para dy jave pësoi një dëmtim në kofshën e këmbës dhe mesa duket shqetësimet akoma nuk kanë kaluar.

Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1 gjë që favorizon paksa skuadrë katalanase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here