Inter ndihmon kërkimet për coronavirusin!

Inter dhe presidenti i tij Steven Zhang kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shumë prej 100,000 eurosh për të kryer kërkimet për coronavirusin në Departamentin e Kërkimeve Biomjekësore në spitalin Sacco në Milano.

Në itali virusi ka prekur më shumë se 3000 njerëz ku jetë kanë ndërruar plot 107.

Lombardia është rajoni më i prekur në Itali ku edhe skuadra si Inter, Milan e Juventus po e vuajnë shumë këtë gjendje pasi disa ndeshje i janë anuluar ose i është lejuar të luhen por pa praninë e tifozëve gjë që ka ndikuar direkt në financat e klubeve nga veriu i Italisë.

Zhang disa ditë më parë hodhi disa akuza të rënda drejtë kryetarit të fedaratës italiane të futbollit në lidhje me menaxhimin e dobët që po i bënte coronavirusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here