Milan ka gati dy goditjet e para për merkaton e verës: Rosonerët transferojnë dyshen argjentinase

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Milani ka piketuar transferimin e dy argjentinasve për merkaton e verës.

Ditëve të fundit është raportuar se te Milani do të ndodhë një revolucion në verë dhe se trajner i ri i Rosonerëve do të jetë Ralf Rangnick.

Siç raporton Fichajes, Gazidis është i gatshëm tia sigurojë dy përforcimet e para Rangnickut. Bëhet fjalë për yllin e Udineses Rodrigo De Paul dhe yllin e Racing Matias Zaracho.

De Paul dhe Zaracho kanë agjentin e përbashkët Agustin Jimenez dhe ky i fundit është parë disa herë në Casa Milan.

Transferimi i dyshes argjentinase pritet t’i kushtojë Milanit 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here