Agnelli hap thesin: Juventus ofertë stratosferike për Icardin

Siç raporton Calciomercato.com, Juventusi do të tentojë përsëri transferimin e Mauro Icardit në verë.

Icardi i cili është i huazuar te PSG edhe verën e kaluar ishte i lidhur me një transferim te Juventusi.

Biankonerët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga argjentinasi dhe për të siguruar shërbimet e tij do të duhet të ofrojnë 100 milionë euro.

Parisienët duhet ta shfrytëzojnë opsionine blerjes së Icardit për 70 milionë euro dhe pastaj të nisin negociatat me Juventusin.

Icardi ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje të luajtura me PSG në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here