Aubameyang drejt largimit, Arsenali ka gjetur pasuesin në Belgjikë

Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit dhe Topçinjtë kanë piketuar pasuesin e tij.

Aubameyang kërkohet nga Barcelona, PSG dhe Inter, ndërsa Arsenali ka gjetur që tani pasuesin e gabonezit.

Topçinjtë kanë piketuar sulmuesin e Gent Jonathan David për pasuesin e Aubameyang.

Drejtuesit e Arsenalit janë të bindur nga paraqitjet e 20-vjeçarit dhe kanë dërguar ofertë prej 20 milionë eurove.

Gent për lirimin e David thuhet se kërkojnë 30 milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet deri në verë.

David ka shënuar 23 gola në 39 ndeshje me fanellën e Gent. Interesim për të kanë shfaqur edhe Chelsea, Tottenham, Roma, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here