‘Çmendet’ Inter, kërkon yllin e Lazios!

Inter është duke menduar seriozisht për të bërë një ofertë serioze në drejtim të Lazios për mesfushorin e tyre Sergej-Milinkovic Savic, raporton FcInterNews.it.

‘Zikaltërit’ kanë një kohë të gjatë që janë të interesuar për kartonin e mesfushorit serb dhe drejtori ekzekutiv Giuseppe Marota e ka përcjellur serbin qysh prej kohës kur punonte tek Juventus.

Ndërkohë presidenti Lotito ka deklaruar se lojtari do të lihet i lirë në atë moment që ndonjë klub vendos që të ofrojë 100 milionë për shërbimet e serbit.

Inter në këtë garë duket se nuk është vetëm pasi interesim gjithashtu kanë shfaqur Chelsea dhe Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here