Godin drejt largimit, Conte ka gjetur pasuesin e uruguaianit

Drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojë që tani për merkaton e verës.

Neroaxurët synojnë në verë ta përforcojnë repartin e mbrojtjes. Diego Godin pritet që të largohet nga Meazza në fund të sezonit dhe Neroaxurët kanë piketuar pasuesin e tij.

Antonio Conte ka piketuar pasuesin e Godin dhe ai është mbrojtësi i Torinos Armando Izzo.

Calciomercato, raporton se Interi ka nisur bisedimet me Torinon për transferimin e Izzos.

Interi është i gatshëm t’ia ofrojë Andrea Pinamontin Torinos në këmbim të Izzos.

Neroaxurët kanë mundësi për riblerjen e kartonit të Pinamontit nga Genoa dhe pritet që ta shfrytëzojnë këtë opsion.

Shkëmbimi pritet të realizohet në merkaton e verës, ndërsa Izzo dhe Pinamonti kanë dhënë dritën jeshile.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here