Manchester United tregon çmimin për Smalling!

Roma në qoftë se dëshiron të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Chris Smalling do të duhet të derdhë në arkat e Manchester United plot 25 milionë euro, supozon Metro.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e futbollistit të tyre që ka bërë këtë sezon në Serie A por ky çmim ka bërë që drejtuesit e Romës të mendohen dy herë për të firmosur me mbrojtësin nga ishulli britanik.

Interesim për Smalling ka shfaqur edhe Tottenham Hotspurs e cila drejtohet nga Jose Mourinho i cili e do futbollistin prapë nën urdhërat e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here