Nuk ka bisedime me Real Madrid për Ceballos!

Arsenal akoma nuk i ka hapur bisedimet me Real Madrid për një transferim përfundimtar të Dani Ceballos, deklaroi Mikel Arteta.

23 vjeçari është në huazim deri në fund të këtij sezoni tek skuadra e Arsenal mirëpo në marrëveshje nuk shkruhet asgjë për një transferim të përhershëm të spanjollit tek ‘Topçinjtë’.

Të paktën kështu deklaroi para mediave trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Dani Ceballos duket se po vuan paksa në Premier League pasi humbi vazhdimësinë me Arsenal ku në fillim të sezonin filloi në mënyrën më të mirë në Emirates Stadium.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here