Willian bën gati valixhet, braziliani drejt rivalëve të Chelsea

Willian përfundimisht do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Pas shtatë viteve si futbollist i Chelsea, braziliani do të largohet pasiqë nuk ka marrë një ofertë të kënaqshme nga Blutë.

Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe kërkoi vazhdimin e saj, por Chelsea nuk i ofroi më shumë se dy vite zgjatje.

31-vjeçari ka kërkuar kontratë tri vjeçare dhe kjo është arsyeja që palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

Mediat angleze kanë raportuar se Willian do të vazhdoj të mbetet edhe për tri vitet e ardhshme në Londër, por jo si futbollist i Chelseat.

Braziliani ka pranuar ofertën tri vjeçare të Tottenham Hotspur dhe do t’i bashkohët rivalëve të Chelseat në verë si transferim i lirë.

Tifozët e Chelseat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por braziliani kishte konfirmuar me kohë se dëshira e tij është të vazhdoj të luaj në Ligën Premier.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetsk ka refuzuar klube të mëdha si Barcelona, Juventus e Atletico Madrid për të qëndruar në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here