Antonio Conte pëlqen shumë yllin napoletan!

Antonio Conte ja ka bërë me dije skuadrë së Inter se dëshiron transferimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik, raporton CalcioMercato.com

Ka raportime që thonë se Inter po e ndjekë nga afër situatën me lojtarin tek skuadra nga jugu i Italisë, për të bërë të mundur një transferim gjatë kësaj vere.

Në raport thuhet gjithashtu se Antonio Conte është i vetëdijshëm se ka shumë pak vend për gabime kur bëhet fjalë për zgjedhjen e sulmuesve të duhur për Inter dhe për këtë arsye po ndjekë nga afër Milik.

Përfaqësuesi i Polonisë ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet me napoletanët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here