Khelaifi hap thesin, PSG ofron 100 milionë euro për yllin e Serie A

E ardhmja e Sergej Milinkovic Savic te Lazio mbetet e paqartë, pas paraqitjeve që mesfushori serb po bën këtë sezon me Lacialët.

Mirëpo Lazio për momentin është në garë për Scudetton dhe Savic nuk dëshiron të mendojë për skuadra të tjera.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, PSG nuk ka hequr dorë nga transferimi i Savic dhe Parisienët pritet që në verë të nisin sulmin për 25-vjeçarin.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për Savic, shifër kjo që do të kënaqte kërkesat e Lotitos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here