Një klub i madh europian pas Fabian Ruiz!

Napoli mund të mbetet pa njërin prej mesfushorëve të saj kryesorë.

Kjo pasi skuadra e Real Madrid është duke menduar përgatitjen e një oferte për Fabian Ruiz, raporton Mundo Deportivo.

Ka zëra nga mediat që thonë se për spanjollin ‘Los Blancos’ janë në gjendje të ofrojnë deri 90 milionë euro, shifër kjo që vështirë mund të refuzohet nga skuadra e jugut të Italisë.

Fabian Ruiz është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për Gennaro Gattuso por kur janë në pyetje shifra të tilla atëherë mbajtja e lojtarit do të jetë e vështirë edhe për drejtuesit e skuadrës napoletane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here