”Nuk e kërkuam asnjëherë Fernandesin”!

Pep Guardiola po insiston që Bruno Fernandes nuk ka qenë asnjëherë objektiv i Manchester City para se portugezi ti bashkohej rivalëve të qytetit, Manchester United.

Fernandes u transferua në janar prej Sporting Lisbona tek Manchester United për shifrën e 47 milionë funtave dhe qysh prej ardhjes së tij në klub kanë ndërruar shumë gjëra në të mirë.

Përfaqësuesi 25 vjeçar i Portugalisë deri më tani ka shënuar 3 gola me ‘Djajtë e Kuq’ ku njëkohësisht ka dhuruar po kaq asistime për shokët e skuadrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here