Tradita vazhdon: Juventus piketon përforcimin e parë me parametra zero për merkaton e verës

Juventus njihet si një klub me politikë të shkëlqyeshme sa i përket merkatos. Biankonerët njihen si një klub që ka transferuar mjaftë yje me parametra zero.

Më parë Beppe Marotta, e tani Fabio Paratici. Siç raporton Calciomercato, Fabio Paratici ka piketuar Willian si përforcimin e parë te Juventusi në verë me parametra zero.

Willian pritet të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Braziliani pëlqehet shumë nga Sarri dhe në rast se italiani mbetet trajner i Juventusit, atëherë Biankonerët do të jenë në pole position për transferimin e tij.

Përveç Willian, në shënjestrën e Juventusit me parametra zero është edhe mbrojtësi i PSG Layvin Kurzawa.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here