Bombë: Ter Stegen largohet nga Barcelona, zbulohet klubi i ri!

Barcelona po bën një sezon aspak të mirë dhe që tani kanë filluar spekulimet për largimin e disa yjeve nga skuadra në përfundim të sezonit.

Një ndër ta është edhe Marc Andre Ter Stegen. Gjermani po mendon lamtumirën nga Barcelona dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.

Kepa Arrizabalaga ka dështuar ta bind Frank Lampard dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin portierin bask.

Siç raporton Sunday Express, Chelsea ka piketuar Ter Stegen si portierin ideal dhe i janë futur menjëherë punës për të siguruar shërbimet e gjermanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here