E bujshme: Rivalët e Juventusit rrëmbejnë Icardin para Biankonerëve

Mauro Icardi pritet të rikthehet në Serie A pas një sezoni në Francë me PSG.

Argjentinasi është i huazuar te PSG nga Interi dhe ditëve të fundit është raportuar se Juventusi do të tentojë transferimin e tij në verë.

Mirëpo siç raportojnë mediat italiane, në garë për Icardin është futur edhe Napoli dhe Napoletanët do të tentojë ta rrëmbejnë atë para Juventusit.

Aurelio De Laurentiss po tenton ti bind Neroaxurët që ta shesin Icardin te Napoli dhe jo te PSG.

Mbetet ta shohim vendimin e Interit, por besohet se  Neroaxurët do të preferonin që Icardi  më parë t’i bashkohej Napolit sesa Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here