”Futbolli duhet të ndalet”

Mario Balotelli pajtohet me Asociacionin e Futbollistëve të cilët thonë se futbolli në Itali duhet të ndalet për shkak të coronavirusit.

‘Paratë nuk vlejnë sa shëndeti ynë, të zgjohemi’- deklaroi italiani.

Deri më tani në Itali kanë vdekur plot 233 njerëz dhe mbi 4000 janë të infektuar.

Balotelli e shpërndau këtë mesazh prej presidentit të Asociacionit të Futbollistëve Damiano Tommasi, i cili deklaroi se futbolli duhet të ndalet deri sa të arrihet të menaxhohet kjo krizë e paprecedentë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here