Për herë të parë pas shkarkimit: Boban shpërthen ndaj drejtuesve të Milanit

Zvonimir Boban edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Milanit.

Boban sot pas shkarkimit ka drejtuar akuza të rënda ndaj Ivan Gazidis, duke thënë se ai ka punuar gjatë tërë kohës prapa shpindës së tij dhe Paolo Maldinit.

“Nuk e dija se isha në Korenë e Veriut. Në dhjetor Gazidis ka rënë dakord me Rangnick. Unë mund t’i uroj atij vetëm të mira, por duhet të më thonin. E meritoja të informohesha në lidhje me situatën”, – tha ai për Il Giornale.

Boban pritet ta hedh në gjyq Milanin, pasiqë u shkarkua vetëm pas nëntë muajve, ndërsa kishte firmosur kontratë tre vjeçare me Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here