Ter Stegen ‘në radarët’ e anglezëve

Barcelona duket se përveç formës së dobët që po kalon tani duhet që të përballet edhe me klubet e tjera që dëshirojnë të marrin yjet e skuadrës katalanase.

Chelsea po e vëzhgon me kujdes situatën në të cilën gjindet Marc-Andre Ter Stegen dhe po shikojnë të gjitha mundësitë për një transferim të mundshëm si zëvëndësim për Kepa Arrizabalagën.

Portieri i Ajax Andre Onana dhe ai i Milanit Gianluigi Donnarumma janë gjithashtu opsione por një krisje e marëdhënieve të gjermanit me Lionel Messin mesa duket mund ta detyrojë gjermanin që të lërë Camp Nou më herët seç e ka pritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here