Arsenali ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës: Topçinjtë transferojnë yllin 60 milionësh

Arsenali e ka nisur mirë 2020 dhe Topçinjtë nuk kanë asnjë humbje në Premier League këtë vit. 

Topçinjtë renditen në pozitën e nëntë me 40 pikë të grumbulluara, 8 pikë më pak se vendi i katërt që dërgon në Champions.

Arteta ka filluar të mendojë që tani për merkaton e  verës dhe spanjolli ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për yllin e PSV Donyell Malen. Le10Sport, raporton se Arsenali është i interesuar për transferimin e 21-vjeçarit në verë.

Malen ka qenë pjesë e të rinjëve të Arsenalit për dy vite, para se të transferohej te PSV.

Malen vlerësohet 60 milionë euro dhe Topçinjtë janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij. Interesim për Malen ka shfaqur edhe Milani.

Holandezi ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje të luajtura këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here