Coronavirus: Juventus-Lyon zhvillohet jashtë Italisë?

Qeveria Italiane ka vendosur që dyert e stadiumeve të mbyllen për tifozët e tyre deri në përmirsimin e situatës. UEFA pritet ti nënshtrohet këtij vendimi. 

Gazzetta dello Sport, ka zbuluar një prapaskenë për ndeshjen kthyese mes Juventusit dhe Lyonit. Sipas burimeve drejtuesit e Juventusit kanë kërkuar nga UEFA që ndeshja të spostohet nga Torino në Maltë.

Biankonerët dëshirojnë që në ndeshjen kthyese të kenë disa ultras me vete që do ta ndihmonin skuadrën ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 1-0.

Mirëpo Federata e Futbollit të Maltës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e Juventusit që ndeshja të zhvillohet në Maltë.

Mbetet ta shohim përgjigjen e UEFA-s.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here