E bujshme: Derbi i Ligës së Kampionëve luhet pa tifoz për shkak të Coronavirus?

Ndeshja kthyese mes PSG dhe Borussia Dortmund  në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet pa tifoz, raporton LEquipe.

Arsyeja është e njohur, epidemija e Coronavirusit. Në Francë janë regjistruar 1126 persona të prekur nga Coronavirusi, ndërsa 19 kanë ndërruar jetë.

Mbrëmë në Francë është vendosur ndalesë për organizimin e eventeve ku mund të jenë të pranishëm më tepër se 1000 njerëz. Vendimin final do ta merr Komuna e Parisit.

Ndeshja e parë mes Borussia Dortmund dhe PSG përfundoi me rezultat 2-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here