Juventus sheh kah e ardhmja: Paratici siguron përforcimin e parë për merkaton e verës

Juventus është afër një goditjeje të madhe për të ardhmen.

Sipas Sport Mediaset, bardhezinjtë janë gati të përshpejtojnë punën  për Ferran Torres, sulmues 20-vjeçar i Valencia-s, kontrata e të cilit do të skadojë në 2021-shin.

Drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici, duket se është gati t’i paraqesë një ofrtë në verë klubit spanjoll, që mund të pranojë për të mos e humbur lojtarin me kosto zero.

Një lëvizje që do ta lejonte klubin e Andrea Agnelli-t që të djegë konkurrencën e madhe që ekziston për të riun, i cili ndiqet nga shumë ekipe të mëdha të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here