Rashica bën gati valixhet, dy skuadra futen në garë për bomberin kosovar

Për Milot Rashicën ky duket të jetë sezoni i fundit te Werder Bremen.

Werderi është drejt rënies në Bundesliga 2 dhe Rashica pritet të largohet. Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur Liverpool, Crystal Palace, Newcastle United, Benfica e Borussia Dortmund.

Por në garë për Rashicën janë futur edhe dy skuadra të tjera. Sipas mediave gjermane në garë për kosovarin janë futur RB Leipzig dhe Southampton.

Klauzola e largimit të Rashicës është 38 milionë euro, por kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Gjermanisë.

Rashica ka luajtur 24 ndeshje me Werderin këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola.

Mbetet ta shohim ku do të luaj Rashica sezonin e ardhshëm, Angli apo Bundesligë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here