Rrespekt: Ramos zbulon arsyen pse ia lëshoi penalltinë Benzemas ndaj Betisit

Real Madridi mbrëmë pësoi humbje nga Real Betis me rezultat 2-1 dhe Mbretërit humbën  përsëri kreun e tabelës.

Betis shënoi golin e epërsisë në minutën e 40, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë u akordua penallti në favor të mysafirëve.

Penalltinë nuk e ekzekutoi Sergio Ramos, por Karim Benzema i cili u tregua i saktë dhe barazoi rezultatin.

Pas përfundimit të ndeshjes Ramos u pyet se a ishte vendimi i tij që t’ia lëshonte njëmbëdhjetëmetërshin sulmuesit francez.

“Po. Është shumë e rëndësishme si ndihet skuadra dhe gjërat individuale janë të rëndësishme. Ishte e mirë për të që ta ngrejë vetëbesimin”, ka thënë Ramos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here