Trajner i Milanit sezonin e ardhshëm? – Ja çfarë thotë Rangnick

Ditëve të fundit është raportuar se Ralf Rangnick sezonin e ardhshëm do ta marrë drejtimin e Milanit.

Boban pas shkarkimit gjithashtu deklaroi se Rosonerët kanë arritur marrëveshje me gjermanin që në dhjetor.

Mirëpo Ralf Rangnick ka mohuar zërat se mes tij dhe Milanit ka një marrëveshje. Rangnick për momentin është drejtor i RB Leipzig dhe Red Bull Salzburg.

Në një intervistë për SPORT1  Rangnick ka mohuar kategorikisht deklaratën e Boban se marrëveshja është arritur që në dhjetor: “Nuk është e vërtetë se kam arritur marrëveshje me Milanin”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here