VIDEO: Momenti kur Dybala e dërgoi Ashley Youngun prapa te United

Juventusi mbrëmë e mposhti Interin me rezultat 2-0 në derby dItalia dhe Biankonerët tani janë shkëputur me 9-të pikë nga Neroaxurët të cilët kanë një ndeshje më pak.

Ishte  supergoli i Paulo Dybalas që vulosi fitoren e Juventusit. Argjentinasi tregoi edhe njëherë se sa është i vlefshëm. Ai u fut në lojë nga stoli dhe arriti që të shënojë një supergol ndaj Interit.

Gjatë golit Dybala dribloi dyherë Ashley Youngun për mrekulli dhe në fund arriti ta çojë topin në rrjetë duke e shtangur Handanovicin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here