Andrea Agnelli, njeriu më i rrezikshëm për futbollin!

Presidenti i Juventusit e ka vënë në dyshim në qoftë se Atalanta duhet të jetë pjesëmarrëse në Champions, një faktor serioz që tregon se nga kush po ndikohet futbolli.

Andrea Agnelli është edhe drejtori i Asociaconit të Klubeve Europiane dhe automatikisht e bën atë njërin prej njerëzve më të fuqishëm në futboll i cili duket se po e rrezikon ekzistencën e tij.

Kjo sepse Agnelli ka një problem, që është konkurenca, ku ky dëshiron ta zhdukë atë.

Agnelli është presidenti i klubit më të madh në Itali(Juventus) dhe gjatë sezonit 2018-2019 ‘Zonja e Vjetër’ arkëtoi 459 milionë euro që e rendit në vendin e 10-të  gjë që nuk e lë të kënaqur presidentin kontravers, i cili dëshiron ta shohë Juven në top 5 klubeve më të pasura europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here