Hysaj vendos për të ardhmen

Mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën me napolitanët duke ju faleminderuar edhe arritjes së Gennaro Gattusos si trajner.

Hysaj nën drejtimin e Ancelotit dukej se nuk ishte në plan të parë të italianit dhe largimi nga skuadra jugore dukej shumë afër, ku shumë e interesuar për shërbimet e tij ishte Roma.

Përfaqësuesit të Shqipërisë kontrata i skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe tani rinovimi me të duket shumë më i mundshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here