Objektivi i Inter merr vendimin për të ardhmen!

Manchester United duket se do ti ofrojë një kontratë të re mesfushorit të saj Nemanja Matic, raporton Manchester Evening News.

Lojtari i kombëtares serbe ka një kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ që skadon në fund të këtij viti dhe shumë skuadra kanë shfaqur interesim për ta marrë atë falas, duke përfshirë këtu edhe Interin.

Interi që disa herë ka shfaqur interesim për ish lojtarin e Chelseas por siç po shihet do të dështojë  edhe kësaj pasi një marrëveshje e re mes klubit dhe futbollistit serb duket se është pranë nënshkrimit.

Matic u transferua tek United në verën e 2017 nga Chelsea dhe që atëherë ka përfaqësuar fanelën e kuqe plot 109 herë në të gjithë kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here