Anglezët bëjnë ‘pazar’ në Serie A!

Tottenham Hotspurs është skuadra e fundit që është futur në listën e të interesuarave për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos Jeremie Boga, raporton Calcio Mercato.

Chelsea, Napoli, Borussia Dortmund dhe Valencia kanë shprehur interesim për 23 vjeçarin, i cili në 2018 la Stamford Bridge për të filluar një aventurë të re në Serie A.

‘Blutë’ e Londrës kanë një mundësi që të rikthejnë Boga-n në Stamford Bridge për shumën e 15 milionë eurove por tani duket se nuk do ta kenë aq të lehtë pasi edhe Spurs duken seriozisht në garë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here