Barcelona dhe Juventus po bëhen gati që të shkëmbejnë kokë më kokë Ivan Rakitiç dhe Douglas Costa.
Pasi kjo gjë nuk u realizua gjatë janarit, gjithçka ka mbetur që të mbarohet gjatë kësaj vere në mes të dy klubeve të cilat duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë shkëmbim.
Juventus që një kohë të gjatë po e kërkon Ivan Rakitiçin por më herët kishte qenë e gatshme të ofrojë Bernardeschin por jo anësorin brazilian ndërsa tani duket se gjërat kanë ndryshuar me juventinët që duket se do të lëshojnë pe.