Manchester City në ndjekje të talentit të Serie A!

Mbrojtësi Nerozzur Alessandro Bastoni pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.

Manchester City duket se ka filluar të interesohet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të ri të Inter, Alessandro Bastoni, ku Tuttosport deklaroi se Guardiola është një admirues i madh i tij.

Bastoni 20 vjeçar ka zënë disa herë vendin e Diego Godin por akoma i duhet të punojë për të çimentuar vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes.

Milan Skriniar ishte i përfolur që mund të transferohej tek Etihad Stadium por tani Bastoni duket një variant shumë më i lirë për ‘The Citizens’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here