Muller i hidhëruar me Bayernin – gjermani drejt Serie A

Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller është i hidhëruar me drejtuesit e Bavarezëve, sidomos me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic.

Muller ka një status legjende në klub, mirëpo është i hidhëruar pasiqë nuk po trajohet si i tillë. Ai është i hidhëruar pasiqë klubi ka nisur bisedimet me Manuel Neuer për rinovimin e  kontratës, ndërsa me te jo.

Për këtë shkak agjenti i tij ka filluar të kërkojë klub të ri, ndërsa interesim më të madh kanë shfaqur Inter, Juventus dhe Milan.

Kontrata e Muller me Bayernin skadon në vitin 2021 dhe këtë verë mund të largohet nga Allianz Arena për një shumë simbolike.

Muller ka luajtuar 521 ndeshje me Bayernin dhe ka shënuar 195 gola.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here