Revolucion në San Siro: Arnalut ka rënë dakord për ta blerë Milanin – Messi, Donnarumma dhe projekti sensacional

Kanali i njohur televiziv në Itali 7Gold ka lansuar një lajm bombastik duke raportuar se Bernard Arnault ka rënë dakord për ta blerë Milanin.

Për një kohë të gjatë kanë qarkulluar zërat se Arnault do ta blejë Milanin, mirëpo francezi ka mohuar zërat për një gjë të tillë.

Mirëpo gazetari i 7Gold Fabio Santini është i bindur se Elliott tanimë ka rënë dakord që tia shesë Milanin Arnaultit. Santini bën të ditur se Arnault ka bërë një ofertë që ka kënaqur kërkesat e Elliott.

Projekti i francezit është senzacional Aranult planifikon të investojë menjëherë në merkato, e sidomos në një emër të madh. Lionel Messi është objektivi kryesorë i Arnaultit për merkaton e verës.

Donnarumma gjithashtu do të jetë pjesë integrale e projektit të ri. Italiani mund të marrë një ofertë tunduese për të rinovuar me Rosonerët.

Mbetet ta shohim se a do ta blejë Bernard Arnault Milanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here