Roma nuk udhëton drejt Spanjës!

Ndeshja mes Sevillës dhe Romës nuk do të zhvillohet pasi që nuk i është dhënë leja aeroplanit nga Italia që të zbarkojë në Spanjë.

Këto masa janë marrë nga qeveria spanjolle për të parandaluar përhapjen e coronovirusit i cili ka marrë shumë jetë njerëzish në Itali.

Ndeshja ishte në kuadër të 1/16 të Europa League dhe ishte planifikuar që të zhvillohej mbrëmjen e së enjtes por gjithçka u anulua nga spanjollët.

Klubi i Romës ka dalë me një deklaratë që njofton se nuk do të udhëtojnë drejt Sevillës dhe më shumë detaje më vonë do ti publikojë edhe UEFA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here