Skualifikimi i PSG nga Champions do të thotë shumë për parizienët!

Në rast të skualifikimit të Paris Saint Germain nga Champions League nuk do të nënkuptonte vetëm skualifikimin nga kompeticioni më i rëndësishëm në jetë por edhe mundësinë e ikjes së dy prej lojtarëve të saj kryesorë.

Nëse dështojnë që të kthejnë disavantazhin prej 2-1 kundër Borussia Dortmund atëherë kjo do të thotë edhe perfundimi i një etape tek kryeqytetasit pasi dy yjet e saj Neymar dhe Mbappe vështirë se do të qëndrojnë më tepër në Paris.

Dyshja me vlerën e 400 milionë eurove në rast dështimi të klubit për tu kualifikuar më tutje në Champions do të fillojë të shikojë alteranativat e mundshme për tu larguar nga Franca pasi projekti i sheikëve për të bërë PSG një skuadër të madhe europiane duket se ka filluar të zbehet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here