Surprizë: Zbulohet e ardhmja e Paul Pogba

Paul Pogba dëshiron të mbetet te Manchester United? Francezi pritej të largohej nga Old Trafford në verë mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar.

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, Paul Pogba ka vendosur të qëndrojë te Manchester United.

Pogba është i mahnituar nga loja që Manchester United po shfaq kohëve të fundit, e sidomos nga Bruno Fernandes, i cili po luan shkëlqyeshëm. Francezi i ka thënë të afërmve të tij se do të qëndrojë te United, nëse Djajtë e Kuq sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e United janë të gatshëm tia rinovojnë kontratën Pogbas dhe t’i ofrojnë rritje page. Kontrata aktuale e francezit me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2022.

Pogba ka luajtur vetëm shtatë ndeshje me United në Premier League, për shkak të problemeve me lëndimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here