Bayern i gëzohet vendimit të Barcës për Coutinhon!

Barcelona ka vendosur që të ulë çmimin për kartonin e lojtarit të tyre, Philippe Coutinho, tek Bayern Munich.

Pas dy viteve huazim tek bavarezët braziliani tani ka mundësi të blihet nga skuadra gjermane për hiç më pak se 120 milionë euro.

Por me këtë çmim gjermanët as nuk e kanë ndërmend që të mundohen për të blerë brazilianin.

Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e klubit të Barcelonës të cilët sipas mediave janë të gatshme që çmimin ta ulin deri në 80 milionë euro pasi braziliani siç po shihet nuk është në planet e tyre për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here