E bujshme: Manchester City ofron një lojtarë dhe para për yllin e Interit

Manchester City nuk po heq dorë nga ideja e transferimit të Milan Skriniar në merkaton e verës.

Tuttosport, raporton se Citizens janë të gatshëm tia ofrojnë Cityt Joao Cancelon. Portugezi ishte i huazuar te Interi në sezonin 2017/18, para se ti bashkohet Juventusit. Cancelo e kaloi një sezon me Biankonerët ku dhe fitoi titullin.

Portugezi iu bashkua Cityt verën e kaluar, por nuk ka arritur të lërë gjurmë në Etihad. Tani City janë të gatshëm ta sakrifikojnë Cancelon për Skriniar.

Qytetarët janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Cancelos dhe para për Skriniar.

Skriniar vlerësohet 100 milionë euro nga Interi dhe mbetet ta shohim përgjigjen e Neroaxurëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here