Eriksen, gabim i madh i Interit?!

Christian Eriksen që tani ka filluar ta vërë në dyshim nëse transferimi tek Inter ka qenë vendimi i duhur për të ardhmen e tij, raporton El Desmarque.

Lojtari i kombëtares daneze me transferimin tek gjiganti italian ka refuzuar mundësinë e transferimit tek skuadra e Real Madrid që ishte shumë e interesuar për shërbimet e tij.

Danezi nuk po bind aspak drejtuesit e skuadrës ‘Zikaltër’ me paraqitjet e tij të pakta, por edhe atëherë që i është dhënë mundësia ka lënë shumë për të dëshiruar duke vënë dyshime të mëdha nëse transferimi i tij ka qenë i gabuar apo jo.

Koha do ta vërtetojë më së miri rëndësinë apo jo të Eriksen tek skuadra e Inter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here