Saga Pogba- Manchester United!

Ish mbrojtësi i Manchester United Mikael Sylvestre beson se progresi që ka bërë klubi i United për të bindur Paul Pogba që të qëndrojë nuk është i mjaftueshëm dhe se duhet akoma shumë punë për të bindur atë që të qëndrojë.

Pogba po përflitet për një transferim të mundshëm tek Real Madrid ose Juventus por forma  e mirë që po kalon skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka kaluar pa u vërejtur nga fituesi i Kupës së Botës me Francën.

Ai për NJ Online Gambling deklaroi:”Nuk do të dihet deri në fund të sezonit se çfarë do të vendos Pogba por me dinamikën dhe formën e mirë që po kalon United tregon se ai është në skuadrën e duhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here