Sarri fajtor për largimin e yllit të Juventusit!

Mesfushori i Borussia Dortmund Emre Can ka deklaruar se arsyeja kryesore që u largua nga Juventusi është Maurizio Sarri.

26 vjeçari shpjegon se kishte dëshirë që të merrte pjesë edhe në europian me Gjermaninë dhe Juventusi nuk po i mundësonte shumë minuta në këmbët e lojtarit dhe kjo gjë e pengonte pasi turko-gjermani ishte i obsesionuar me të luajturit futboll.

Can gjithashtu tregoi se u njoftua nga Maurizio Sarri se nuk do të ishte në listën e lojtarëve të Champions Leaague në një telefonatë që zgjati vetëm 20 sekonda.

Ish juventini tregoi se ai nuk kishte mundësinë as që të stërvitej nga Sarri pasi ai atëherë vuante nga një pneumoni që e mbajti larg fushës për disa javë, dhe për këtë arsye vendosi të transferohej tek gjermanët në janar.

Në fund Can deklaroi se kjo nuk ka të bëjë asgjë me tifozët dhe klubin pasi ata janë të mrekullueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here