Babai i Haaland i reagon ashpër PSG-së!

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge Haaland ka mbetur i dëshpëruar nga shakaja që i bën lojtarët e PSG  Haalandit duke e imituar në mënyrën sesi ai feston shënimin e golave.

I pari që filloi këtë ‘Provokim’ ishte Neymar i cili mesa duket e ka marrë shumë personale humbjen e ndeshjes së parë ku Haaland e dërgoi PSG në shtëpi të mposhtur.

Por në ndeshjen e dytë PSG triumfoi 2-0 dhe arriti të kualifikohej në çerek finale dhe në fund të lojës lojtarët e PSG imituan me cinizëm sulmuesin e Dortmund, Haaland.

Babait të lojtarit kjo gjë nuk i pëlqeu edhe në Twitter ai deklaroi që lojtarët e PSG duhet të tregojnë më shumë klas herave tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here