Belotti pranë skuadrës së re!

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, duket se është vënë në dylbitë e skuadrës së Everton, raporton Calcio Mercato.

‘The Toffees’ dëshirojnë që të sjellin 26 vjeçarin në Goodison Park por nuk do të jetë fare e lehtë pasi që duhet të përballen me konkurencën e Milan, Romës, Interit dhe Napolit.

Belotti këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 3 herë në Serie A.

Për lojtarin e kombëtares italiane ky duket viti i fundit me Torinon pasi interesimi për të gjatë kësaj vere duket se do të jetë i parezistueshëm për lojtarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here