Eriksen në vatrën e Coronavirusit!

Ylli i Inter, Christian Eriksen, ishte i detyruar që të largohej nga hoteli ku po qëndronte pasi ky i fundit do mbyllej për shkak të coronavirusit.

La Repubblica deklaroi se danezi akoma nuk ka gjetur një shtëpi në Milano që prej transferimit në janar ishte duke qëndruar në një hotel në qendër të qytetit.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe skuadra e Inter ku futbollistit dhe bashkëshortes së tij i kanë siguruar menjëherë një vendbanim të ri dhe në mënyrë që futbollisti të vazhdojë stërvitjet sipas planit të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here