Juventus ‘gjueti’ në Premier League!

Skuadra e Juventus dhe personalisht Andrea Agnelli janë të interesuar që në Torino të sjellin yllin e Chelseas, brazilianin Willian.

Kjo mundësi bëhet edhe më e madhe pasi gjatë kësaj vere ata mund të transferojnë ata si një lojtarë të lirë dhe nuk duhet ti paguajnë asnjë detyrim skuadrës londineze.

Por braziliani mund ta zgjasë akoma qëndrimin në ishull pasi për të interesim të madh po shfaqin skuadra si Arsenal dhe Tottenham të cilat janë të gatshme për një betejë jashtë fushës së blertë për shërbimet e Willian.

Mirëpo nuk duhet nënvlerësuar mbi të gjitha ndikimi i Agnellit i cili mund të luajë rolin kryesor në këtë episod.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here