‘Luftë’ në merkato mes Inter dhe Milanit!

Udinese i ka bërë të ditur si Interit ashtu edhe Milanit se nëse dëshirojnë shërbimet e yllit të saj Rodrigo De Paul, duhet të paguajnë hiç më pak se 30 milionë euro, raporton Calciomercato.

Të dy skuadrat e San Siros janë duke e ndjekur 25 vjeçarin në vazhdimësi por rivalët e Udineses duket se nuk do ta lejojnë që ai të transferohet për një çmim të lirë.

De Paul ka rënë në sy shumë këtë sezon pasi po zhvillon një lojë shumë të mirë me Udinesen dhe vetëm kaq ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here