Në Turqi nuk duan tja dinë për Coronavirusin!

Shumica e ligave më të mëdha në Europë kanë pezulluar të gjitha ndeshjet e tyre për shkak të coronovirusit por mesa duket në Turqi këtë problematikë nuk e kanë fare në konsideratë.

Të dielën në stadiumin ‘Ali Sami Yen’ do të zhvillohet derbi i qytetit të Stambollit në mes të Galatasaray dhe Besiktas në prani të plotë 50 mijë tifozëve.

Nihad Ozdemir, presidenti i Fedaratës turke të futbollit ka deklaruar se të gjitha masat e nevojshme kundër coronavirusit janë marrë tashmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here